“[…] mjeti tip "Benz" që transportonte lëndën narkotike ishte në pronësi të shtetasit A. K. dhe paraprihej nga një mjet tjetër, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të Policisë”.
Në makinën tjetër policia thotë se udhëtonte pronari i makinës që përdorën për transport dy të arrestuarit. A.K 29-vjeç nga Shkodra mundi t’i largohej policisë dhe është shpallur në kërkim.52 kg kanabis nga Tirana drejt Malit të Zi, policia kap dy prej tre trafikantëve
Policia arrestoi sot 2 persona dhe shpalli në kërkim një të tretë për 52 kilogramë kanabis që po përpiqej të transportohej nga Tirana drejt Malit të Zi.
Sipas njoftimit nga policia, të arrestuarit janë I.R 26 vjeç dhe E.B 33 vjeç. Në makinën me të cilën ata po udhëtonin iu gjet 52 kilogramë kanabis sativa. Droga ishte nisur nga Tirana, kishte si destinacion Malin e Zi dhe u kap në Lezhë.
Policia tha se dy të arrestuarit kishin edhe bashkëpunëtor, i cili përdorte një makinë tjetër për të vrojtuar ngarkesën.
Të sugjeruara
Inspektorati i Punës nis hetimin ndaj AlbChrome për shkarkimin nga puna të minatorëve
24 Dhjetor 2019, 13:19Rama: Vendi funksionon edhe pa PD në parlament, gati për dialog
24 Dhjetor 2019, 12:00
Edi Rama në një udhëkryq të panjohur
16 Korrik 2026, 14:02
