500 pica falas shpërndahen nga piceritë në qendër të Napolit

exit.al 29 Nëntor 2020, 14:53

Pizza për të ngrohur zemrën për ata shumë qytetarë të vendosur në radhë jashtë mensës së Karitasit në sheshin Carmine në qendër të Napolit.

Kështu nis artikulli i gazetës La Reppubblica, për disa piceri që kanë shpërndarë 500 pica dhe pije falas për qytetarët.

Gjatë valës së dytë, mensa i shërbeu 450 personave. "Gjatë mbylljes së marsit dhe prillit, tha prifti i Kishës në Karmine, mensa i ka shërbyer 1400 vakte në ditë. Ndërsa tani, tha prifti, "shërbehen rreth 450 vakte në ditë por numri i të varfërve është trifishuar".

Ndaj të gjithë atyre që u vendosën në rresht iu dha nga një picë, një pije dhe një vakt për në darkë.

Në hyrje të mensës kanë vendosur edhe një njësi për kryerjen e testit antikovid.

 

Shpërndaje te miqtë