49 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 11 Maj 2021, 15:33

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të martën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 1.494  mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 49 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 98.223 raste.

Mbeten 6.102 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç). .

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106 538  raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.213 pacientë kanë humbur jetën.