45 kg drogë kapen në Kostur, arrestohen 3 shqiptarë

exit.al 23 Gusht 2021, 12:27

Policia kufitare greke e Kosturit arrestoi 3 shqiptar për transport të 45 kilogramë drogë, të hënën. Policia sekuestroi edhe 350 euro, 24.200 lek te reja shqiptare dhe 4 celulare me 4 karta telefoni.

Ata po e kalonin kufirin grek në këmbë dhe e kishin futur drogën në çanta dore.