Kapen 56 emigrantë të paligjshëm dhe arrestohet 1 person

exit.al 23 Gusht 2021, 12:15

Policia e Korçës ndaloi 56 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, të hënën.

Ata po transportoheshin në një kamion në drejtim të Tiranës. Policia arrestoi shoferin e furgonit, për trafik emigrantësh.

Shtetasit e huaj kishin paguar 200 euro secili për udhëtimin, nga Korca deri në kufi me Malin e Zi.