4000 telefonata në javë nga personat e infektuar me Covid-19 drejt Urgjencës Kombëtare

exit.al 9 Shkurt 2021, 17:10

4 mijë thirrje në javë nga persona të infektuar më koronavirus u regjistruan javën e kaluar në shërbimin e Urgjencës Kombëtare, QKUM.

Mesatarisht u regjistruan rreth 400 thirrje në ditë nga të infektuarit me koronavirus, njoftoi Urgjenca në rrjetet sociale, të martën.

Gjithashtu, u kryen 1300 vizita në shtëpi nga ekipet e Urgjencës gjatë javës së parë të shkurtit.

Urgjenca ngriti alarmin për rritjen e numrit të të infektuarve në moshat 15-24 dhe 25-35 vjeç. QKUM i bëri thirrje qytetarëve të kontaktojnë mjekun e familjes për të kryer testin dhe për të vazhduar mjekimin.

Shpërndaje te miqtë