4 makina digjen gjatë natës

exit.al 2 Shkurt 2021, 08:54

4 makina u dogjën gjatë natës në vend. 3 makina u dogjën në parkingun e nmjë pallati në Tiranë në zonën e Liqenit të Thatë. Policia po heton ngjarjen. Ende nuk dihet nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm apo jo.

Ndërsa një makinë u dogj në oborrin e një banese në Fushë-Krujë. Makina ishte në pronësi të personit B.V.

Policia mendon se zjarri ka qënë i qëllimshëm. Deri më tani ka shoqëruar disa persona në komisariat, të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.