“Së bashku me Viola von Cramon (raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian) dhe kolegët e tjerë, kemi dërguar një letër tek (kancelarja) Angela Merkel me kërkesën për të vendosur në agjendë të presidencës gjermane të Këshillit Evropian çështjen e tej-zgjatur të liberalizimit të vizave për Kosovën”.
Deputetët shprehen se BE po humb kredibilitetin në Kosovë dhe se institucionet kosovare kanë plotësuar të gjithë kërkesat e BE. Sipas tyre qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e hyrjes në zonën e Schengenit pa pengesa dhe Komsioni dhe Parlamenti Europian pohuan se Kosova plotëson kushtet për të liberalizuar vizat.“Ne po humbim kredibilitetin tonë kur një shtet i tretë e bën atë që ne kërkojmë nga ta, por nuk marrin avantazhin të cilin ua kemi premtuar. Ne e dimë se lëvizja e lirë është një prej përfitimeve më të prekshme të integrimit evropian, dhe besojmë se qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e hyrjes në zonën e Schengenit pa pengesa. Jo pse ata kanë ndonjë të drejtë të veçantë, por për shkak se institucionet e tyre shtetërore e kanë bërë atë që ne kemi kërkuar nga ta. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kishin konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash.”
Shpërndaje te miqtë
