3000 mjekë të pavaksinuar pezullohen në Francë

exit.al 17 Shtator 2021, 10:25

"3,000 punonjës të institucioneve shëndetësore dhe mjekësore-sociale të pavaksinuar u pezulluan," tha Ministri i Shëndetësisë Oliver Veran për radion RTL, të enjten.

Prej të mërkurës, personeli në institucionet shëndetësore duhet të paraqiste një certifikatë COVID-19 për të vazhduar punën, shkruan euraktive.

Në fillim të kësaj jave, Unioni Kombëtar i Profesionistëve të Infermierisë (SNPI) paralajmëroi se kjo masë do të destabilizonte një sektor që tashmë po vuan nga mungesa e stafit.

"10% e posteve të infermierisë janë aktualisht bosh në spitale," tha zëdhënësi i sindikatës Thierry Amouroux për EURACTIV France duke shtuar se në shtëpitë e pleqve gjendja është edhe më keq.

Shifra e shpallur nga ministria e shëndetësisë në Francë ka të ngjarë të ndryshojë në ditët në vijim, pasi disa punonjës shëndetësorë pritet të ndryshojnë mendje.

"Një numër i madh i këtyre pezullimeve janë vetëm të përkohshme sepse sipas reagimeve që kam nga institucionet, shumë prej këtyre punonjësve […] kanë vendosur që përfundimisht të vaksinohen," shtoi ministri i shëndetësisë.

Një masë e ngjashme u mor nga autoritetet greke duke pezulluar 10.000 mjekë nga puna.

Lëvizja shkaktoi mungesa të mëdha të stafit në sektorin e shëndetit publik dhe Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris nënshkroi më 6 shtator një amendament që i lejon ata të kthehen në punë nëse të paktën marrin dozën e parë të vaksinës.

Aktualisht 5,035 personal shëndetësor u pezullua dhe staf shtesë pritet të punësohet për të mbushur boshllëqet, në Francë.