Arrestohet një person për transport të 5 emigrantëve

exit.al 17 Shtator 2021, 09:30

Një 25-vjeçar u arrestua në Pogradec për transport të 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës prej 300 euro.

Personi i arrestuar ishte Q. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Policia njoftoi se i arrestuari u kap në afërsi të fshatit Gështenjas, pasi nuk ju përgjigj kërkesës për të ndaluar.