Komisioneri Thierry Breton: BE nuk ka nevojë për Sputnik V

exit.al 22 Mars 2021, 16:56

Komisioni Evropian është kritikuar për një shpërndarje të ngadaltë të vaksinave ndërkohë që blloku përballet me një rritje të rasteve.

"Nuk kemi absolutisht nevojë për Sputnik V," i tha televizionit TF1 Komisioneri i Tregut të Brendshëm Thierry Breton, i cili kryeson task forcën ekzekutive të BE-së për vaksinat.

"Sot, qartësisht,  ne kemi kapacitetin për të dhënë 300 deri në 350 milion doza deri në fund të qershorit dhe për këtë arsye deri në 14 Korrik ... kemi mundësinë e arritjes së imunitetit në të gjithë kontinentin," tha ai.

Breton përsëriti një koment të mëparshëm se BE duhet të ndihmojë Rusinë në prodhimin e vaksinës nëse është e nevojshme, por përparësia duhet t'u jepet evropianëve.

"Dozat janë, tani njerëzit duhet të pranojnë vaksinimin dhe se ne kemi logjistikën," u shpreh ai.

Në një seri postimesh në Twitter, prodhuesi i vaksinave Sputnik V akuzoi Breton për "paragjykim të qartë".

"Nëse ky është qëndrimi zyrtar i BE, ju lutemi na informoni se nuk ka arsye për të pritur miratimin e EMA, për shkak të paragjykimeve tuaja politike. Ne do të vazhdojmë të shpëtojmë jetë në vende të tjera," shkruhen kompania.

Në mungesë të vaksinave të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), disa vende të BE kanë në plan të përdorin, apo edhe të prodhojnë, vaksinën Sputnik V.

EMA filloi një rishikim të vaksinës Sputnik V në fillim të këtij muaji.

 

Shpërndaje te miqtë