3 viktima dhe 158 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

exit.al 6 Maj 2021, 15:30

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 2.193 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 158 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 96.668 raste.

Mbeten  7.156 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106.022 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.198 pacientë kanë humbur jetën.