27 prill hapen të gjitha dyqanet e pakicës. Qendrat tregtare vazhdojnë të mbyllura

exit.al 23 Prill 2020, 22:13

Më 27 prill, ditën e hënë, do të hapen të gjitha dyqanet e tregtisë me pakicë në vend. Qendrat tregtare nuk do të hapen. Kështu tha Ministri i Rindërtimit dhe Koronavirusit Ahmetaj, i ftuar në emisionin “Opinion”.

Ai tha se 350 mijë të punësuar do të fillojnë punën, ditën e hënë. Ministri Ahmetaj tha se ndihma e qeverisë është 650 milionë euro për të gjithë të prekurit.

Këto lekë qeveria i ka gjetur, tha Ahmetaj nga “rialokim i buxhetit tek zërat shërbime dhe investime, si dhe rritëm borxhin”.