25 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 17 Maj 2021, 15:06

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të hënën se në Kosovë në 24 orët e fundit është regjistruar 1 viktimë.

Ndërkohë, nga testimi i 2.333 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 25 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 99.824 raste.

Mbeten 4.889 raste aktive.

Rasti i vdekjes është nga komuna: Istog 1 rast (65 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106.939  raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.226 pacientë kanë humbur jetën.