Basha: Largimi i gazetarëve, ditë e zezë për median

exit.al 12 Janar 2017, 13:37

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi sot për largimin e e dy drejtuesve Armand Shkullakut nga televizioni ABC News dhe Alfred Lelës nga gazeta Mapo.

Zoti Basha në postim e tij në Facebook shkruan se:

Është lajm i keq sepse kur politika, interesat e biznesit dhe media bëhen bashkë, ditë të vështira vijnë për një vend dhe popull. Kjo ditë ka ardhur për Shqipërinë.