Ministri Tahiri: Në 2016-ën Shqipëria ishte më e sigurtë

exit.al 4 Janar 2017, 14:41

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri sot bilancin e punës së Policisë së Shtetit për vitin 2016 dhe foli për sfidat e prioritetet e vitit 2017.

Gjatë konferencës për shtyp, ndër të tjera, Ministri Tahiri deklaroi:

  • Shqipëria në vitin 2016 ishte më e sigurtë, me më pak ngjarje kriminale, policia ishte në shërbim të qytetarit, besimi tek policia  u rrit.

  • Fitorja më e madhe e jona nuk është krahasimi i shifrave, por me mentalitetin. Sot përballë policisë nuk ka më të pandëshkueshëm e të pabarabartë.

  • Në tre vitet e fundit shuma e pasurive e vlerës së aseteve llogarive bankare të sekuestruara kap shifrën e 100 milionë euro. Këtë vit kemi sekuestruar 47 milionë euro.

  • Mbetet super prioritet të shkojmë pas aseteve kriminale e të dëmtojmë botën e paligjshmërisë në asete. Gjatë këtij viti që vjen duhet të bëjmë shumë më shumë.

Shpërndaje te miqtë