212 418 të vaksinuar me dy doza kundër COVID-19 në Shqipëri

exit.al 16 Maj 2021, 10:43

Në Shqipëri janë vaksinuar me dy doza kundër COVID-19, 212 418 qytetarë.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook.

Janë 239 616 persona kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Vaksinat kundër COVID-19 që po përdoren në Shqipëri janë Pfizer, Astrazeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Mbi 750 mijë doza kanë mbërritur në total që prej muajit janar.