"Këtu puna konsiderohet një Babagjysh i Vitit të Ri, që duhet të vijë në shtëpi, duhet të trokasi, duhet të vijë te krevati, duhet të thotë: zgjohu se erdha, hajde ikim bashkë tashti, të të tregoj se ku jam! Dhe ti t’i thuash: Ik ti përpara, se unë do zbres poshtë, do pi kafe edhe do shof në Facebook se çfarë ka bërë qeveria dje."
7 dhjetor 2015:"Burrat janë përgjithësisht dembelë dhe parazitë, kurse gratë janë përgjithësisht punëtore dhë të afta për të kompensuar parazitizmin e burrave të tyre."
10 shkurt 2016:"Vende pune ka, nevoja për punë ka, por nuk ka profesionistë e zanatçinj."
28 prill 2016:"Në të gjithë vitet që pararendën ardhjen tonë në qeveri është sponsorizuar demblezimi masiv. Shqipëria ka punë, por kërkohen punonjës të kualifikuar. Problemi është mungesa e njerëzve të kualifikuar."
30 gusht 2016:"Shumëkush quan punësim vetëm punësimin në shtet. Por është e rëndësishme që të fokusohemi për të rritur kualifikim e forcës së punës. Nuk është shteti përgjigja për këdo."
Por afrimi i fushatës elektorale dhe zgjedhjeve ka bërë që Kryeministri Rama të ndryshojë retorikën e të mos shprehet më me arrogancë për papunësinë dhe varfërinë e qytetarëve. Në deklaratat e fundit, Zoti Rama është përpjekur të tregohet kërkues ndaj vetes, reflektues duke treguar se është i pakënaqur me sa ka bërë dhe i është lutur qytetarëve t’i besojnë fjalëve të tij. 4 dhjetor 2016:“Jam unë njeriu më i pakënaqur nga të gjithë ju dhe ju lutem ta besoni këtë.”
6 dhjetor 2016:“Si mund të jem i kënaqur kur ka kaq shumë njerëz që janë ende në kthetrat e varfërisë?!”
Shpërndaje te miqtë
