Meta: Vendi nuk është aty ku duhet të ishte - Pikat kryesore të fjalimit

exit.al 3 Dhjetor 2016, 18:05

Lëvizja Socialiste për Integrim mbajti sot Konventën Kombëtare të partisë. Kryetari i LSI-së Ilir Meta në fjalën hapëse foli për kanabisin dhe situatën ku ndodhet vendi.

Më poshtë pohimet kryesore të Zotit Meta:

Për situatën ku ndodhet vendi

  • Ky vend nuk është aty ku duhet të ishte;

  • Ne duhet të prodhojme atë që themi të gjithë kudo, një shans më të mirë për një Shqipëri më të begatë.

Për koalicionin qeveritar

  • Ne kemi qëndruar besnikerisht koalicionit me PS-në duke patur si busull interesat dhe detyrimet ndaj qytetarëve të këtij vendi;

  • Unë besoj se koaliconi ka ende energji për të maturuar sfidat zhvillimore. Janë shënuar shume arritje, por nuk ka asnjë vend për vetkënaqësi.

Për ligjin e dekriminalizimit

  • Pas zgjedhjeve 2013-të u ndeshëm me një proces që i mori vendit mjaft energji, siç është procesi i dekriminalizimit;

  • Në Kuvend kemi detyrim të çojmë sa më shumë intelektualë, të rinj dhe të reja […. ] ky është detyrim i LSI[…] të mos bëhemi më objekt demonizimi në Parlamentin Evropian;

  • Të mos çojmë në kuvend deputetë që kërkojnë tendera dhe i bëjnë presion ministrave. Shpresojmë në një konsensus për listat e hapura si një e drejtë që i jepet qytetarëve për të zgjedhur kandidatët më të mirë.

Për problemi e kanabisit

  • Në asnjë rast varfëria e përhapur nuk mund të luftohet dot me kanabis;

  • Vendet e punës nuk hapen me kanabis. Shqipëria nuk mund të zhvillohet me kanabis.

Për refromën në arsim

  • Ne dëgjuam zërin e maturantëve dhe jemi të keqardhur që sugjerimet tona nuk u dëgjuan.

Për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

  • Ndaj çdo retorikë demonizuese nga Athina apo Tirana nuk i shërben marrëdhënieve mes Greqisë e Shqipërisë dhe LSI distancohet nga kjo retorikë.

Për miratimin e ligjit të mbetjeve

  • Edhe për ligjin e mbetjeve po dëgjojmë me vëmendje dhe besojmë se duhet konsensus me shoqërinë civile dhe reflektim i thellë për disa shqetësime të drejta të saj.

Shpërndaje te miqtë