Të rinjtë e PD-së protestojnë: Edi Rama ka themeluar Republikën e Kanabisit

exit.al 1 Dhjetor 2016, 14:14

Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë nisur që dje një aksion protestash kundër fenomenit të kanabisit që është përhapur në gjithë vendin.

Sot, të rinjtë kanë vendosur në makinat e qeveritarëve e deputetëve socialistë një stemë me bimën e kanabisit dhe shkrimin “Republika e Kanabisit – Themeluar nga Edi Rama 2013-2016”.

stema-3

Njëri prej të rinjve u shpreh se një nga arsyet përse e nisën këtë aksion ishte reportazhi i medias ndërkombëtare BBC ku Shqipëria cilësohej si kryeqyteti evropian i kanabisit.

“Kjo qeveri na ka bërë me turp duke na identifikuar gjithë bota si kryeqyteti i drogës,” deklaroi ai.

Një ditë më parë, të rinjtë protestuan duke mbjellë bimë fallco kanabisi përpara Kryeministrisë.

Shpërndaje te miqtë