2 viktima dhe 12 të infektuar të rinj në 24 orë, shkon në 186 totali

exit.al 27 Mars 2020, 11:30

12 persona të rinj u me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 186 të infektuar.

Dy persona humbën jetën duke e çuar në 8 numrin e personave: një e moshuar 85-vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri. Të dy kishin probleme kronike shëndetësore

Në informimin e përditshëm, të enjten paradite, Albana Fico njoftoi se harta e personave të prekurve është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Pukë me dy persona të prekur.

Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1246 persona, ku:

– 186 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 31 janë shëruar,

– 8 kanë vdekur,

– 77 persona janë të shtruar në spital,

– 5 prej tyre janë në terapi intensive, 2 prej të cilëve janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Përhapja e koronavirusit deri më 25 mars është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 107 persona; tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë;

— Në Durrës: 11 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier:  20 persona, dy prej të cilëve ndërruan jetë;

— Në Lushnje: 4 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan:  5 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 4 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Korçë: 12 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 4 person;

— Në Lezhë: 4 person;

— Në Has: 2 persona;

— Në Berat: 1 person.

— Në Krujë: 1 person.

— Në Tropojë: 2 persona

— Në Pukë: 2 persona.

Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.