— Një pagesë direkte në para në dorë për çdo amerikan në masën $1200 për person, por jo më shumë se $3000 për një famije me katër vetë.
— Rritjen e pagesës mujore të papunësisë për çdo përfitues me $600, nga e cila do ë ëprfitojnë të gjithë ata që kanë humbur punën këto ditë. Pagesa e papunësisë në SHBA ndryshon sipas shteteve, për shembull në Nju Jork është maksimumi rreth $2000 në muaj.
— Personat që nuk janë pushuar, por u është dhënë leje pa pagesë nga puna, do të përfitojnë përveç pagesës mujore të papunësisë edhe një pagesë prej $600 çdo katër muaj.
— $365 miliardë dollarë do t’i jepen biznesit të vogë vetëm për të paguar rrogat e punonjësve.
— $500 miiardë do të jepen si garanci për hua me interes të subvencionuar për bizneset e mëdha prodhuese.
— Pagesa të mëdha direkte do t’u jepet spitaleve që presin të kenë fluks të madh pacientësh me Covid-19.
— Dhjetëra miliardë dollarë për masa të tjerë lehtësuese do të jepen përmes Agjencisë Federale të Emergjencave Civile për agjencitë e menaxhimit të fatkeqësive natyrore në të gjitha shtetet amerikane.
Për të siguruar zbatimin me transparencë dhe efikas të kësaj pakete, do të krijohet posti i Inspektorit të Përgjithshëm dhe një Bord Mbikqyrës për të monitoruar pegesat ndaj kompanive, sikruse u bë në SHBA gjatë krizës financiare të periudhës 2008-2009.
