2 të vdekur, 25 të humbur nga rreshjet e forta në Itali dhe Francë

exit.al 3 Tetor 2020, 20:01

2 persona kanë vdekur dhe 25 persona kanë humbur, të shtunën, në Francë dhe në Itali si paspjë e një stuhie që goditi rajonet kufitare mes dy vendeve, duke shkaktuar përmbytje dhe erë të fortë.

Stuhia preku disa fshatra përreth Nisës në rivierën franceze. Kryebashkiaku i Nisës u shpreh se kjo ishte një nga stuhitë më të rrezikshme që kishte goditur ndonjëherë zonën, në shekullin e fundit.

Autoritetet raportuan të paktën 8 persona të humbur në Francë, 2 të vdekur dhe 17 të humbur në Itali.

Ndër personat e humbur janë edhe 6 turista gjermanë, të cilët po ecnin në malet e krahinës së Cuneos.

Zyrtarët e reajonit të Piemontes në Itali raportuan 630 mm shi në 24 orët e fundit, dhe rritjen e nivelit të lumit Po në 3 metra.