Berat/Arrestohet një 62 vjeçar për organizim të lojrave të fatit

exit.al 3 Tetor 2020, 14:40

Policia e Beratit arrestoi të shtunën një person për lejim të lojrave të fatit.

I arrestuari, 62 vjeç, banues në Berat, ka përshtatur lokalin e tij në ambjent për organizimin e lojrave të fatit.

Policia i bënë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e organizimit të lojarve të fatit në numrin 112 ose tek aplikacioni “Komisariati Dixhital”.