1955 të infektuar të rinj dhe 78 viktima nga Covid në Greqi

exit.al 4 Prill 2021, 19:07

Të dielën Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqia njoftoi se ishin regjistruar 78 vdekje në vend në 24 orët e fundit, sipas agjensisë AMNA.

Kjo e çon numrin e viktimave të pandemisë në 8 380, ku 95.7 % e tyre kanë patur probleme shtesë dhe/ose ishin 70 vjeç.

Në të njëjtin interval janë regjistruar 1 955 infeksione të reja, 6 prej tyre të identifikuar në pikat hyrëse në vend.

Aktualisht, 749 pacientë janë në ventilator, ndërkohë që një numër prej 1 761 janë shkarkuar nga reparti intensiv qysh prej fillimit të pandemisë.

Për më tepër, bëhët me dije se 562 pacientë Covid-19 janë pranuan në spital në 24 orët e fundit.

Mosha mesatare e infeksioneve të reja është 44 vjeç, ndërsa mosha mesatare e të ndjerëve është 79 vjeç.

Greqia ka konfirmuar 272,414 infeksione nga fillimi i pandemisë.