Përditësimi, 4 prill: 348 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit në vend

exit.al 4 Prill 2021, 17:35

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të dielwn se 9 persona kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit në 24 orët e fundit.

Po ashtu, ajo ka bërë me dije se janë kryer 3056 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 348 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të mosharve 49 - 84 vjeç.

Statistika (4 Prill 2021)

Raste të reja ditore 348

Të shëruar në 24 orë 669

Të shtruar në spitale 262

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 3056

Testime totale 570,627

Raste pozitive 126,531

Raste të shëruara 93,842

Raste Aktive 30,424

Humbje jete 2265

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21350

Fier 2573

Durrës 1249

Gjirokastër 1252

Shkodër 1130

Vlorë 846

Korçë 795

Kukës 362

Dibër 330

Elbasan 325

Lezhë 175

Berat 37