Akuzat e policisë greke janë bazuar vetëm në një telefonatë të tijën me një nga personat e përfshirë në hetim.
Policia greke e ka bërë këtë operacion në bashkëpunim me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për të dëmtuar kryeministrin Edi Rama.
Hotelet luksoze, fotot e të cilave janë publikuar në media, janë pronë e motrave dhe vëllezërve të tij, të cilat ai i ka blerë me kredi nga bankat shqiptare.
Kelmend Balili u arratis nga Shqipëria në maj 2016, pasi policia greke lëshoi një urdhër arresti për të, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale. Ai u bë sërish lajm kryesor në median greke javën e shkuar, kur policia greke kapi rreth 1 tonë marijuanë të ardhur nga Shqipëria. Mediat shkruan se sasia e drogës i përkiste organizatës kriminale të drejtuar nga Kelmend Balili. Megjithëse, ai është person i shpallur në kërkim opozita ka sjellë fakte të pranisë së tij në vend, të paktën në dy raste:Në muajin gusht, duke shëtitur me jaht në brigjet e Sarandës nën shoqërinë e një drejtuesi të lartë të policisë.
Në muajin shtator, duke festuar në shoqërinë e kreut të PS të Tepelenës në dasmën e nipit të bashkëshortes së tij, i cili ka marrë detyrën që mbante Balili si drejtor i Transporteve të Sarandës.
Kelmend Balili prej më shumë se një viti u hetua nga policia greke, në bashkëpunim me shërbimet antidrogë amerikane dhe policinë shqiptare. Ai akuzohet për krijimin e një organizate kriminale e cila trafikonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Gjatë periudhës 2014-2016, policia greke, britanike dhe bullgare kanë sekuestruar rreth 2,4 ton marijuanë dhe 23 kilogramë kokainë të trafikuara nga organizata e drejtuar nga Zoti Balili. Artikuj të lidhur: Rasti Balili si dëshmi e rënies së shtetit dhe falimentimit të institucioneve publike Pasuritë marramendëse të cilat nuk ngjallën dyshimin e askujt Shpërndaje te miqtë
