"Bankers" - Qeveria ankimon në arbitrazhin ndërkombëtar vendimin e audituesve

exit.al 22 Tetor 2016, 10:18

Qeveria do të ankimojë vendimit e audituesve ndërkombëtarë në favor të kompanisë Bankers Petrolium në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Në njoftimim zyrtarë të publikuar dje në faqen zyrtare të AKBN-së, shkruhet se

“[J]emi të bindur se elementët e gjetur në raportin auditit, të hedhur poshtë nga ekspertët janë të mjaftueshëm për këtë Gjykatë [gjykata e arbitrazhit] që t’i  japë të drejtë shtetit shqiptar.

Në muajin gusht audituesit ndërkombëtar vendosën që kompania më e madhe në vend, Bankers Petrolium mos t’i paguajë asnjë taksë qeverisë dhe qeveria t’i kthejë kompanisë rreth 37 milionë euro taksa të marra padrejtësisht.

Audituesit ndërkombëtarë u kontraktuan nga Bankers dhe qeveria për vlerësimin e detyrimeve tatimore të kompanisë, të cilat ishin bërë shkak i një konflikti mes tyre.

Artikull i lidhur:

Bankers fiton gjyqin me qeverinë dhe vazhdon të paguajë zero taksa

Shpërndaje te miqtë