Eurodeputeti Kukan: Droga, problem gjigant për Shqipërinë - Pikat kryesore të intervistës

exit.al 3 Tetor 2016, 14:14

Nga Brukseli, eurodeputeti Eduard Kukan foli sot për kultivimin dhe trafikimin e drogës dhe reformën në drejtësi, gjatë një interviste për gazetaren Eriza Zyka.

Deklaratat kryesore të Zotit Kukan janë:

Për trafikimin e drogës:

  • Çështja e drogës është një problem gjigant  për vendin.

  • Qeveria dhe autoritetet përkatëse duhet të tregojnë një qasje të pamëshirshme ndaj këtij problemi, përndryshe do të ishte shumë e vështirë që të ndryshohej imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë.

  • Duhet të vihen në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

Për reformën në drejtësi:

  • Është vërtetë e nevojshme të aprovohet legjislacioni shoqërues i reformës në drejtësi.

  • 7 ligjet që mbeten duhet të aprovohen në një të ardhme të afërt dhe jo vitin e ardhshëm.

  • Liderët politikë të tregojnë përgjegjshmëri ndaj qytetarëve dhe të mos humbasin kohë në aprovimin e ligjeve.

Shpërndaje te miqtë