18 korriku, rekord për numrin e të infektuarve dhe të vdekjeve me koronavirus

exit.al 19 Korrik 2020, 09:47

500 mijë raste të reja dhe  7300 vdekje me koronavirus u raportuan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, më 18 korrik.

Kjo ishte dita me numrin më të lartë të të infektuarve dhe të viktimave që prej fillimit të pandemisë në mars.

Deri më tani, numri i viktimave me koronavirus ka kaluar mbi 600 mijë në të gjithë botën, dhe mbi 14 milionë të infektuar.

Numri mesatar i vdekjeve në Korrik, 4800 viktima, është rritur krahasim me mesataren prej 4 600 vdekje të regjistruara në qershor.

Vendi më i prekur në botë është SHBA-ja me një rekord me mbi 77 mijë raste në 24 orë.

Shpërndaje te miqtë