Radhë të gjata pritje për të blerë tekstet shkollore

exit.al 5 Shtator 2016, 13:05

Radhë të gjata dhe orë të tëra pritje ka pasur sot në pikat e shpërndarjes së teksteve shkollore për arsimin bazë.

“Vonesat në tenderin për pullat e reja ka bërë që jo të gjithë botuesit të paijisen në kohë me pullën dhe hologramën e Ministrisë së Arsimit, të detyrueshme për tregtimin e librit shkollor,” - u shpreh Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar Zamira Gjini, në një deklaratë për shtyp.

Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, shpërndarja e librave duhet të fillonte me 25 gusht, por ka filluar vetëm sot.

Prindërit u shprehën, për disa media, se përvec rradhëve të gjata ka edhe mungesa në tekste.

Viti i ri shkollor do të fillojë më 13 shtator dhe do të përfundoj në qershor 2017.

Shpërndaje te miqtë