PD kallëzon në prokurori 12 persona

exit.al 1 Shtator 2016, 17:02

Partia Demokratike kallëzoi sot në Prokurori 12 persona, të përfshirë në një skemë të blerjes së votës në favor të kandidatit të PS-së Muharrem Rama.

PD në një deklaratë për shtyp njofton se anëtarët e grupit janë punonjës të lartë të administratës në Dibër.

“Ky grup kriminal i përbërë nga drejtues të administratës publike, të tatimeve, shefi i policisë e deri tek mjeku i KEMP-it, janë vënë në shërbim të skemës kriminale për blerjes e zgjedhjeve në Dibër,”- thuhet në deklaratën për shtyp.

Gjithashtu, opozita i kërkon Prokurorisë vënien përpara drejtësisë të personave të përfshirë.

Shpërndaje te miqtë