“Jo se Partia Demokratike nuk ka besim te ndërkombëtarët, pasi kemi thënë që nuk ka votë pa mision ndërkombëtar monitorimi, por jo kompetenca kushtetuese.”
Kryeministri Edi Rama:“[PD] nuk i do partnerët strategjikë të Shqipërisë apo të huajt nëpër këmbë sepse i friket paanshmërisë, profesionalizmit dhe besnikërisë së tyre.”
Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së:“Një reformë e tillë parimore, konsensuale dhe sipas Venecias mund të realizohet vetëm në këtë mënyrë [konsesuale].Përtej çdo shantazhi dhe çdo lloj tentative për të akaboruar deputetë.”
Ambasadori amerikan Donald Lu:“Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e Zotit Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi.”
Delegacioni i BE-së, Tiranë:“Shprehim keqardhje që udhëheqja e Partisë Demokratike refuzoi prozimin për kompromis.”
Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në parlamentin europian:“Kam takuar anëtarë të grupit Lead Albania”. Ata më pyetën e kupton PD-në dhe Bashën për reformën? Përgjigja ime ishte: Më vjen keq, por jo.”
Monica Macovei, kryetarja e Komisionit Europian të Asociim-Stabilizimit Shqipëri-BE:“Të refuzosh ekspertizën e njerëzve që dinë si bëjnë perzgjedhjen e gjytareve dhe kane eksperience, është për mua e pajustifikueshme."
Shpërndaje te miqtë
