149 raste të reja dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

exit.al 6 Gusht 2021, 19:00

149 raste të reja u regjistruan të premten, numri më i lartë i regjistruar që prej muajit maj. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dhe 1 humbje jete.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,753 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 149 qytetarë, në këto bashki: 57 raste në Tiranë, 15 raste në Shkodër, 7 raste në Kavajë, Vlore, 6 raste në Durrës, 5 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 raste në Krujë, Berat, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, 1 rast në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë.

Statistika (06 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 149

Të shëruar në 24 orë 27

Të shtruar në spitale 27

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3,753

Testime totale 922,100

Raste pozitive 133,591

Raste të shëruara 130,370

Raste Aktive 763

Humbje jete 2,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 288

Shkodër 110

Elbasan 80

Vlorë 69

Fier 47

Berat 46

Lezhë 40

Durrës 30

Kukës 20

Korçë 15

Gjirokastër 15

Dibër 3