148 të infektuar të rinj dhe 3 viktima nga Covid në Maqedoninë e Veriut

exit.al 27 Shtator 2020, 17:08

148 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar totalin e të infektuarve në 17 629, që prej marsit.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tre pacientë, ndërsa në total numri i viktimave ka arritur në 725.

65 pacientë janë shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 14 581 pacientë.

Në vend ka ende 2 323 të sëmurë aktivë.

Shpërndaje te miqtë