BE dhe SHBA përshëndesin emërimin e 28 hetuesve të rinj të BKH

exit.al 7 Maj 2021, 12:36

Bashkimi Evropian dhe SHBA-të uruan emërimin e 28 hetuesve të rinj në Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH. "Urime për 28 hetuesit e BK të emëruar sot pasi kaluan me sukses rekrutimin dhe trajnimin fillestar", shkroi Soreca në Twitter, të premten. Ai u shpreh se tani "SPAK  mund të mbështetet në grupin e parë të hetuesve të specializuar në luftën e tij kundër krimit të organizuar dhe korrupsion". Ambasada e SHBA-ve shkroi në Facebook:

"Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara hetimet".