AstraZeneca do të përdoret për të gjithë në Gjermani

exit.al 7 Maj 2021, 11:59

Gjermania do të vaksinojë të gjithë të rriturit me AstraZeneca, njoftoi të enjten ministri i shëndetësisë, Jehns Spahn.

Gjatë një konference për shtyp, Spahn deklaroi se vaksinat do të përdoren për të gjithë pavarësisht historikut të tyre shëndetësor.

“Ramë dakord sot të heqim plotësisht përparësinë e vaksinës së AstraZeneca - kjo do të thotë që kur të mbërrijnë vaksinat e tjera do jenë janë mjekët ata që vendosin se kush do të vaksinohet dhe kur, sipas gjykimit të tyre, " theksoi ai.

Tashmë mjekët në Gjermani do vendosin dhe kohëzgjatjen nga njëra dozë në tjetrën.