“Ne kemi bërë përpjekje për të siguruar një kontratë me Pfizer për 500 mijë vaksina nga e cila kanë mbërritur 8000 doza deri më sot dhe pritet lëvrimi i 8190 doza të tjera po sot.“
Manastirliu pohoi se janë vaksinuar dhe 400 të moshuar mbi 80 vjeç. Në Tiranë nisi të dielën vaksinimi i personave mbi 80 vjeç, ku të parët ishin disa personalitete të jetës publike si Alfred Moisiu, Margarita Xhepa, Piro Milkani dhe Sherif Merdani. Shqipëria ka marrë aktualisht 9165 doza të vaksinës së Pfizer. Deri në fund të shkurtit sipas kryeministrit Rama do të vijnë gjithësej 40 mijë doza. Rama ka deklaruar gjithashtu se Shqipërisë do t’i dhurohen 360 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga një vend anonim. Shpërndaje te miqtëMinistrja Manastirliu njofton mbërritjen e 8190 vaksinave Pfizer
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se të hënën do të mbërrijnë 8190 doza të tjera të vaksinave Pfizer.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Manastirliu u shpreh se janë vaksinuar 4600 infermierë.
Të sugjeruara
Britania e Madhe synon të vaksinojë të rriturit deri në fund të korrikut
22 Shkurt 2021, 13:57Gjykata e Posaçme liron ish shefin e logjistikës në burgun 313
22 Shkurt 2021, 12:00Gjermania e Franca, thirrje për formim të qeverisë në Kosovë
22 Shkurt 2021, 11:43Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
11 Gusht 2026, 18:02
