1300 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër

exit.al 12 Shkurt 2021, 09:42

Rreth 1300 hektarë toke janë ende të përmbytur në njësinë administrative Ana e Malit, njofton Bashkia.

Në përditësimin e saj për reshjet, Bashkia njofton se rruga e Obotit është e bllokuar rreth 150 centimetër lartësi në.

Nga reshjet e dendura janë përmbytur 8 shtëpi dhe shumë garazhe e stalla bagëtish.

Bashkia shkruan se situata është shumë e rënduar dhe kritike në këtë qytet. Bashkia e Shkodrës i ka kërkuar 3 herë qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në këtë qytet.

Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të ngarkonte qeverinë, dhe jo bashkinë, me përgjegjësinë për të kompensuar dëmet e përmbytjes.

Shpërndaje te miqtë