Përfundon gjendja e jashtëzakonshme në Çeki

exit.al 12 Shkurt 2021, 09:09

Çekia i dha të premten fund gjendjes së jashtëzakonshme. Parlamenti çek rrëzoi sot propozimin e qeverisë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë që dyqanet, baret e restorantet do të rihapen dhe të rifillojnë aktivitetin e tyre. Gjithashtu do të hiqet dhe ora policore.

Që prej tetorit Çekia ka vendosur nivele të ndryshme të izolimit në vend.

Në lidhje me infektimet, Çekia renditet e dyta mbas Portugalisë për numrin e të infektuarve.

Numri total i infektimeve ka kaluar 1.6 milionë ndërsa vendi ka rregjistruar mbi 17 mijë viktima.

Shpërndaje te miqtë