Italia gjobit kompaninë Apple për mashtrim

exit.al 30 Nëntor 2020, 19:54

Autoriteti i konkurrencës në Itali të hënën gjobiti kompaninë Apple me €10 milion për mashtrim të konsumatorëve në lidhje me rezistencën ndaj ujit të telefonave iPhone.

Apple reklamoi disa modele të iPhone-it si rezistente ndaj ujit deri në 30 minuta, madje edhe disa metra nën ujë, pa specifikuar kushtet e ujit (ujë i pastër në një laborator), të cilat nuk janë aspak reale.

Mbikëqyrësi italian gjithashtu e akuzoi Apple-in për mashtrim në lidhje me garancinë e produktit, e cila përjashton dëmet e shkaktuara nga lëngjet e tjera përveç ujit.