11 viktima dhe 205 të infektuar të rinj me Covid-19 në Kosovë

exit.al 12 Gusht 2020, 17:34

11 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.

Po ashtu janë zbuluar 205 të infektuar të rinj, duke e çuar totalin në mbi 10 795 të infektuar.

Në total në Kosovë ka ende 4 019pacientë aktivë, ku shumica e tyre është në Prishtinë.

163 pacientë janë shëruar, ndërsa 365 të infektuar kanë humbur jetën që prej 13 marsit, kur dhe u zbuluan rastet e para në vend.

 

Shpërndaje te miqtë