2 mësues në Berat infektohen me Covid-19

exit.al 15 Shtator 2020, 12:04

Dy mësues në Berat, njëri në një shkollë 9-vjeçare në Berat dhe një tjetër në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

I infektuar me Covid-19 ka rezultuar edhe një punonjëse e administratës së burgut në Berat.

Ata u karantinuan sëbashku me familjet e tyre, që prej ditës së shtunë.