1 viktimë dhe 62 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

exit.al 23 Shtator 2020, 17:36

Një pacient me Covid-19 ka humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 616.

62 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi këtë javë, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 15 270 të infektuar.

Prej tyre 1 754 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 12 900 pacietë janë shëruar.

Shpërndaje te miqtë