Spanja afër imunitetit të tufës në gusht

exit.al 13 Maj 2021, 15:03

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez beson se vendi është afër arritjes së imunitetit të tufës.

"Jemi në rrugën e duhur për imunitetin e tufës: 33 milion bashkatdhetarë do të vaksinohen deri në mes të gushtit " deklaroi Sánchez.

Imuniteti i tufës përdoret si term në momentin që shumica e popullsisë së një vendi bëhet imune ndaj një sëmundje infektive.

Shumica e personave mbi 60 vjeç në Spanjë po marrin dozën e dytë të vaksinës, ndërkohë që mbi 40% e tyre janë plotësisht të vaksinuar.

Sipas Reuters, vaksinimi ka filluar  edhe për personat mbi 50 vjeç.

Numri i rasteve për 100,000 njerëz, gjatë 14 ditëve, ka rënë nga 523 në mes të janarit në 174 në maj.

Fushata e vaksinimit është përshpejtuar gjatë javëve të fundit në Spanjë, ndërkohë që muajin tjetër vendi pritet të marrë 13 milion doza të vaksinës Pfizer, informoi kryeminsitri Sanchez.