1 milionë vaksina të shpërndara nga Covax

exit.al 27 Prill 2021, 13:02

1 milionë vaksina kundër Covid-19 janë shpërndarë në 14 vende në Evropën, deri tani.

Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi se vaksinat Astrazeneca dhe Pfizer do të vazhdojnë të shpërndahen në rajon. OBSH pret të fusë në planin e shpërndarjes edhe dy vaksina të tjera.

Në Evropë janë administruar 214 milionë doza vaksinash. Vendet e BE-së kanë miratuar individualisht nga një në 7 lloje ët ndryshme vaksinash.

Vaksinimi i popullsisë ka sjellë uljen e numrit të të shtruarve në spital dhe të vdekjeve. Nisma Covax ka parashikuar të shpërndajë 2 miliardë doza të vaksinës Covid-19.