- Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit do të vazhdojë pa ndërprerje betejën për mbrojtjen e kompleksit të dy teatrove, Kombëtar dhe Eksperimental.
- Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të mbështesë veprimet dhe aksionet e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”.
- Brenda një muaji nga momenti kur PD dhe opozita të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksit të ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i rikthehet me përparësi statusi “Ansambël Monument Kulture”. Më pas, ky kompleks do të ruhet dhe reastaurohet.
- Opozita do të shfuqizojë brenda një muaji ligji ‘special’ që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, si dhe çdo akt tjetër ligjor e nënligjor që buron prej tij dhe parashikon tjetërsimin e paligjshëm të pasurisë publike.
- Opozita do të vërë para drejtësisë të gjithë ata vendimmarrës publikë dhe subjekte private, që u përfshinë në aferën e grabitjes kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar.
Lidhur me masat për të garantuar demokracinë funksionale, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik:- Opozita do të nisë ndryshimin e sistemin zgjedhor në një sistem që i jep mundësi qytetarëve të shprehen për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre (deputetë, kryetarë bashkie).
- Opozita do të bëjë reformë kushtetuese për të rritur kontrollin dhe balancën mes pushteteve dhe forcimin e llogaridhënies ndaj qytetarëve.
- Opozita do të ndërmarrë çdo iniciativë të mundshme ligjore për të garantuar që çdo investim e zhvillim i realizuar në pronën publike, të tjetërsuar në kundërshtim me ligjin ose për motive të dyshuara si korruptive, do t’i kthehet publikut nëpërmjet konfiskimit dhe/ose asgjësimit.
- Opozita do të nisë një reformë ligjore për rritjen e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje, përfshi dhe nëpërmjet referendumeve.
Lidhur me nevojën për një Reformë të vërtetë në art dhe kulturë: Brenda një viti, opozita e bashkuar duhet të nisë konsultimin me artistët për të bërë një reformë të thellë në sektorin e artit dhe kulturës në vend me synim:- Shndërrimin e institucioneve buxhetore të artit e kulturës në institucione të pavarura publike;
- Reformimin e kuadrit ligjor për të garantuar statusin dhe të drejtat e profesionit të artistit, përfshi shpërblimin monetar të tyre;
- Garantimin e mbrojtjes efektive të të drejtave të autorit në Shqipëri;
- Rritjen e buxheteve për artin dhe kulturën në nivelet më të larta të rajonit.
Shpërndaje te miqtë
