Zjarri në Karaburun rrezikon parkun e Llogarasë

exit.al 9 Gusht 2021, 08:45

Vatrat e zjarrin në Majën e Rrunës në Kukës dhe në Karaburun janë jashtë kontrollit.

Në Majën e Rrunës zjarri ka kaluar mbi tunelin e Kalimashit dhe nëdrejtim të fshatrave Trull dhe Shemri.

Në Karaburun zjarri në zonën e quajtur Gropat e Pirit është i rrezikshëm sepse mund të prek Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Ndërsa zjarrëfikësit arritën të ndalonin zjarrin në fshatit Dukat.