"KQZ duhet të ndërpresë procedurat për organizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pasi dekreti i Presidentit është vendosur në fletore zyrtare".
Ai tha se një institucion si KQZ nuk mund të gjykojë pavlefshmërinë e dekretit të Presidentit."Si mundet që një institucion, të gjykojë sipas interesave të veta, apo mendimit të momentit. Personalisht nuk dua të merrem me të drejtën e Metës për të nxjerrë dekret. Nuk jam gjykatë që unë të shoh ligjshmërinë apo kushtetutshmërinë e dekretit".
Pas, kësaj deklaratë Zguri u largua nga mbledhja e KQZ. Kujtojmë se 4 anëtarët socialist të KQZ nuk e njohën dekretin e Metës për anullimin e zgjedhjeve dhe po vazhdojnë me procedurat për organizimin e tyre. Shpërndaje te miqtë
