Zgjedhjet në Kosovë, në 4 orë kanë votuar mbi 145 mijë qytetarë

exit.al 14 Shkurt 2021, 12:02

Pjesëmarrja në zgjedhjet e Kosovës deri në orën 11:00 është 8.3%, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Qendrat e votimit në Kosovë u hapën në orën 7 të mëngjesit. Prej atëherë kanë votuar 145 mijë e 650 qytetarë, nga 1 milion e 794 mijë e 862 persona me të drejtë vote.

Krytarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka është shprehur në një konferencë për shtyp se procesi po vijon normalisht dhe se nuk ka raportime për incidente.

Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme paralementare. Në garën zgjedhore janë regjistruar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, ndërsa 1052 kandidatë synojnë për 120 vendet e parlamentit të ri.

Shpërndaje te miqtë